Telekomi i Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme pas zbrazjes së llogarive nga kompania Dardafon,
Konferenca do të mbahet në orën 11:30 në ndërtesën kryesore.
“Pas gjendjes së krijuar për shkak të zbrazjes së llogarive nga Dardadon, Telekomi i Kosovës mban konferncë të jashtëzakonshme për media në ora 11:30 në ndërtesën kryesore”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Telekomi ka njoftuar dje se kompania Dardafon ka filluar që të zbrasë llogarinë e kësaj ndërmarrje publike, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare.