Telekomi do ta apelojë vendimin e Arbitrazhit

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 18:42 | Nga

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka thënë se Bordi i Drejtorëve të PTK-së ka marrë vendim që gjoba prej 30 milionë eurove që i është shqiptuar Telekomit të Kosovës nga Tribunali i Arbitrazhit në Londër, nuk do të paguhet, por vendimi do të ankimohet.

Drejtori menaxhues i Valës ka paralajmëruar për herë të parë se janë duke u përgatitur që ta apelojnë këtë vendim të Arbitrazhit.

“E kemi fokusin kryesor në gjetjen e alternativës se si do të veprojmë më këtë vendim qoftë në Gjykata vendore qoftë në ato ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa, për Tribuna Channel. Ai ka shtuar se mungesa e dy ish-drejtorëve si dëshmitarë në Tribunal, ndikoi në masë të madhe që të shqiptohet kjo gjobë.

Tutje, ai ka demantuar lajmin se Telekomi i Kosovës nuk ka dhënë dividente vitin e kaluar. Ndërsa ka shtuar se nuk mund të deklarosh dhe të japësh dividente për sa kohë qe nuk janë realizuar fitime në kompani.

Gjithashtu, ai e ka quajtur të paarsyeshme kërkesën e ministres Bajrami për dorëheqje.

“Ministrja Bajrami, sipas tij, kërkon llogari për bordin menaxhues për vendimin e fundit të arbitrazhit, përkundër se ky vendim nuk ka të bëjë me periudhën kur unë kam qenë pjesë e Telekomit”, tha tutje Mustafa.

Ai deklaroi se mbanë përgjegjësi vetëm nga koha kur ka shkuar aty dhe jo për periudhat e mëhershme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme