Telles do të largohet nga Unitedi

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i krahut të majtë, braziliani Alex Telles do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit gjatë kësaj vere, kanë njoftuar mediumet angleze të enjten.

Bëhet e ditur se Telles ka kërkuar të nxirret në shitje pasi nuk ka arritur të adaptohet në Premier League.

28-vjeçari iu bashkua Unitedit vitin e shkuar nga Porto për 40 milionë euro por këtë edicion ka vetëm 23 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar dy gola e ka bërë gjashtë asistime.

Telles ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Interesim për Tellesin ka kohë që ka shfaqur skuadra e Juventusit që e sheh si pasardhës të Alex Sandros.

Kartoni i Tellesit, vlerësohet rreth 25 milionë euro. Ai karrierë ka bërë dhe te Galatasaray e Interi në Evropë.

Të ngjashme