Temperatura deri në 40 gradë e më pas reshje shiu/ Moti në pesë ditët e ardhshme

Prishtinë | 23 Kor 2023 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weather ka njoftuar se java e fundit e korrikut do të filloj me mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat të martën mund të arrinë edhe deri në 38C, e lokalisht t’i afrohen edhe 40C.

Më pas, të mërkurën pasdite kalojnë mbi vend rrebeshe me bubullima, derisa riga lokale shiu mund të vazhdojnë edhe ditën e enjte. Për të premten temperaturat shënojnë një rritje, e parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Njoftimi i plotë:

Të martën të nxehtit arrin kulmin, më pas freski me rënie të ndjeshme temperaturash.

23.07.2023 – Java e fundit e korrikut do të filloj me mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat të martën mund të arrinë edhe deri në 38C, e lokalisht t’i afrohen edhe 40C.

Si zakonisht, pas çdo të nxehti ekstrem, masa të freskëta ajrore nga veriu do të depërtojnë mbi vend nga dita e mërkurë dhe enjte, që zbresin temperaturat edhe deri në 23C, ditën e enjte. Të mërkurën më vonë pasdite kalojnë mbi vend rrebeshe me bubullima, derisa riga lokale shiu mund të vazhdojnë edhe ditën e enjte. Për të premten temperaturat shënojnë një rritje, e parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Kushtet e motit të kthjellët dhe të nxehtë orëve të pasdites japin mundësi për formimin e ozonit sipërfaqësor që çon indeksin e cilësisë së ajrit edhe në vlera mesatare të ndotjes, derisa edhe prezenca e grimcave të pluhurit saharian mbetet e rritur në ditët e para të javës.

Indeksi i rrezeve ultravjollce, vazhdon të mbetet me rrezikshmëri shumë të lartë. Preferohet që në orët e mesditës nga 10 deri 16 t’i ikim kontaktit me rreze të diellit.

24.07 – Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell.

25.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell dhe erë. Pasdite do të ketë edhe vransira kalimtare.

26.07 – Kryesisht me diell, me erë dhe jo shumë nxehtë. Pasdite më vonë dhe mbrëmje rrebeshe e bubullima kalojnë mbi vend.

27.07 – Më freskët, me vransira e diell. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

28.07 – Më ngrohtë, me kthjellime e diell.

Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 8-18m/s, e të enjten ndryshon drejtimin në veriore, ku frynë me intenzitet të lehtë dhe mesatarë 4-8m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë një rënie të theksuar nën vlera normale.

Të ngjashme