Temperaturat e larta marrin jetë nëpër Evropë

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Evropa Perëndimore është duke u përballur me temperatura rekorde, ku valët e të nxehtit kanë marrë edhe jetë.

Franca është goditur këtë të premte nga temperatura më e lartë prej 44.1 shkallësh të Cesiusit, e cila për së fundmi është regjistruar në vitin 2003, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Disa njerëz besohet se kanë humbur jetën si rezultat i temperaturave ekstreme, përfshirë dy që kanë vdekur nga infarkti në Spanjë.

Gjermania, Franca, Polonia, Republika e Çekisë janë shtete që kanë regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë këtë muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme