Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat do të lëvzin ndërmjet 15-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
Edhe të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, njofton tutje IHMK.