Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë do të jetë kryesisht me diell dhe në pjesën jugore do të ketë edhe vranësira të cilat do të sjellin reshje lokale shiu .
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri ne 7m/sec.