Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik dhe kjo situatë barike do të krijojë kushte për mot të mirë, të kthjellët dhe me shumë orë me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius, thuhet në njoftim.
Indeksi UV parashihet të jetë në vlera të larta, pasi që rrezet e diellit do të jenë prezent pothuajse gjatë gjithë ditës.