“Çështja e të burgosurve është nja nga çështjet e pandryshueshme themelore dhe lirimi i tyre është detyrë kombëtare nga e cili nuk heqim dorë”, tha Vahidi.
Banorë të Gazës kanë vendosur tenda në shenjë solidarizimi me të burgosurit palestinezë të cilët gjenden në grevë urie në burgjet izraelite.
Tendat e vendosur në sheshin Seraja në Gaza nga Komiteti i Forcave Nacionale dhe Islame, ka mbledhur shumë palestinezë. Krahas fotografive të të burgosurve palestinezë, në fushën ku u ngritën tendat janë vendosur edhe pankarta me mbishkrimet “Të burgosurit janë në rrezik” dhe “Duam lirimin e menjëhershëm të të burgosurve”.
Neshet el-Vahidi, zëdhënësi i Komitetit të të Burgosurve dhe të Liruarve që vepron nën lëvizjen Fatah, në fjalën e tij tha se do të vazhdojnë t’i mbështesin dhe të jenë në solidarizim me të burgosurit palestinezë që mbajnë grevë në burgjet izraelite.
“Çështja e të burgosurve është nja nga çështjet e pandryshueshme themelore dhe lirimi i tyre është detyrë kombëtare nga e cili nuk heqim dorë”, tha Vahidi.
Ai ka kërkuar nga organizatat ndërkombëtare të të drejtat e njeriut që të aktivizohen urgjentisht për shpëtimin e jetës së palestinezëve që mbajnë grevë urie në burgjet izraelite.
Ndryshe, rreth dy mijë palestinezë të hënën filluan grevë urie për t’i dhënë fund praktikave arbitrare dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Izraelit dhe për përmirësimin e kushteve në burgje.
Sipas një raporti të disa institucioneve, përfshirë edhe Komitetin e të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite gjenden rreth shtatë mijë të burgosur palestinezë, përfshirë 481 nga Jerusalemi Lindor i okupuar, prej të cilëve 57 janë gra dhe 300 fëmijë.