Java e modës në Milano zbuloi tendencat e fundit vjeshtë – dimër 2018-2019. Veshjet e dizenjuara nga stilistët më në zë këtë vit sjellin në trend shkëlqimi ku dominojnë teminat, veshjet fluorishente apo kominimi me shumë ngjyra.
Disa nga trendet e prezantuara nga sfilatat nga stilistët e modës në Milano janë:
1.Pantallonat e shkurtra me ose pa xhepa.
2.Veshjet me dizajn ose print të lëkurës së kafshëve.
3.Veshjet bust, pra me shpatullat jashtë si Versace, Valentino.
4.Kristali dhe shkëlqimi do të jenë gjithashtu kryefjala e modës në dimrin e ardhshëm.
5.Folk. Veshje me dizajn apo stampime folklorike të origjinës së largët.
6.Veshjet fluorishente. Ka nga ata që i duan si Miuccia Prada, ka dhe nga ata që nuk i duan.
7.Thekët vijnë sërish në modë në ngjyrat bardhezi nga Givenchy.
8.E verdha, nga nuanca e shafranit në të verdhën e artë, do të jetë ngjyra e dirmit të ardhshëm sipas Bottega Veneta e Louis Vuitton.
9.Veshjet hibride. Një shkrirje ngjyrash, modelesh, materialesh dhe stilesh në një paraqitje të vetme.
10.Teminat. Do t’i veshim gjatë gjithë verës, por pse jo edhe në dimër.
11.Veshjet mikse. Një larmishmëri ngjyrash dhe kombinimesh. Shumë shtëpi mode propozojnë kombinimet e forta një veshje e zezë me një kapele të verdhë, apo vjollcë në një xhup sportiv. Propozohet përdorimi i ngjyrës Kadife në një xhaketë të thjesht ose në kostum dhe këpucë.
Këto janë disa nga trendet e momentit që janë prezantuar nga shtëpitë e modës si Vogue, Prada, Donatella Versace apo Dolce & Gabbana për të gjithë personat e apasionuar për tendencat e fundit. /ATSH