Tenorit kosovar më famë botërore Ramë Lahaj sot nuk i shkoi aq mbarë. Ai ka marrë një dënim nga Policia e Kosovës për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit.
Lahaj ka postuar një Instastory teksa ka treguar që ka marrë një dënim prej 200 eurosh, çka se ka shkruar: “Dënimi sa vet rroga e policit”.
Ai është duke qëndruar për disa në Kosovë. Ai së fundmi pati koncert në Prishtinë, ndërsa u dekorua edhe me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi.