Tenori Placido Domingo do të vijë në Kosovë

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 16:43 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Vjenë thotë se e ka takuar edhe tenorin e dirigjentin me famë botërore, Placido Domingo.

Thaçi thotë se i ka bërë ftesë që të vijë në Kosovë, ndërkohë ai e ka pranuar këtë ftesë.

“Në Vjenë takova tenorin dhe dirigjentin me famë botërore nga Spanja, Plácido Domingo. Përveç bisedës së këndshme, tenorin e njohur Domingo, e ftova që ta vizitojë Kosovën, ftesë të cilën e pranoi me shumë kënaqësi”, është shkrimi i Thaçit në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme