Tenori i njohur shqiptar, Riad Ymeri, djal Prishtine, i cili qe disa vite jeton ne Nju Jork dhe paraqitet ne skenat më të njohura operistike të SHBA-ve dhe me gjerë, mbrëmë shënoi edhe një sukses të madh në manifestimin e quajtur ,,Triumfi i muzikës”, që u mbajt në Menhetern.
Ai interpretoi arie nga ,,Kavaleria Rustikana”, pastaj nga ,,Ballo në Maschera” të Verdit si dhe arie nga ,, Madam Baterfllaj,, të Puçinit, në duet me këngëtaren shumë premtuese, Megan Nielson.
Shumë dashamirë të operës, në mesin e të cilëve kishte ehe shqiptaro-amerikanë, i duartrokitën gjate këtij tenori të talentuar shqiptar si dhe orkestrës së bashkuar nga talentë të rinj, të dalë nga akademitë e muzikës.
Riad Ymerin e njeh dhe çmon edhe publiku i Tiranës dhe Prishtinës,të cilët i ka fascinuar me paraqitjet e veta operistike.