Kina ka paralajmëruar Indinë që të mos “kapet pas fantazive” me debateve të tensionuara për kufirin, ku përfshihet edhe Butani.
Zona përfshin një territor të diskutueshëm të Himalajave, malit më të lartë të botës.
Më parë, Kina ka zhvilluar stërvitje të drejtpërdrejta në zonë, ndërkohë që qeveria indiane vendosi trupa atje.
“Përcaktimi dhe vendosmëria e Kinës për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe sovranitetin është e patundur,” tha në një deklaratë të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes kolonel Wu Qian, i cituar nga AP.
Deklaratat e tij vijnë përpara përvjetorit të 90’të të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit kinez (PLA).
“Ushtria jonë do të thotë siguria e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë. Vendosmëria jonë nuk është lëkundur kurrë. Është më e lehtë të shkundësh një mal se sa të shkundësh PLA-në”, tha ai.
Kina dhe aleati i Indisë, Butani kanë kundërshtime për rrafshnaltën e ngushtë të Doklam, që kryqëzon tre vende për dekada të tëra. India thotë se zona i përket Bitanit.
Tensionet midis Pekinit dhe Delhi u përshkallëzuan këtë qershor kur ekipet kineze filluan të ndërtonin një rrugë në rrafshnaltë.
Butani kërkoi ndihmë nga India, e cila dërgoi trupat e saj përtej kufirit.