Sërish tension përpara Teatrit Kombëtar në Tiranë.
Kësaj herë artistë dhe qytetarë më të shumtë në numër po konfrontohen fizikisht me policinë.
Në mbështetje të artistëve kanë shkuar edhe deputetë të Partisë Demokratike, raporton “Balkanweb”.
Një person, në mesin e protestuesve është lënduar në fytyrë. Ai është parë i gjakosur në protestë, teksa konfrontohej me policinë.
Forcat e policisë nuk lejojnë artistët të hyjnë brenda Teatrit, ndërsa këta te fundit pretendojnë se brenda tij janë lejuar persona të pautorizuar, që mund t’i vënë edhe flakën.