Policia e Kosovës ka përdorur sprej,pasi siç njoftojnë, banorët e fshatit Shipashnicë të Poshtme të Kamenicës kanë bllokuar derën e shkollës për të mos e lejuar futjen e invertarit për fëmijët parashkollorë.
Policia tha për Gazetën Express se se në vendin e ngjarjes janë tri patrulla policore dhe për shkak të tensioneve janë sulmuar edhe zyrtarët komunalë.
Më pas policia ka ndërhyrë duke përdorur sprej.
“Ju njoftojmë se me 23 maj 2021 te shkolla fillore në fsh-Shipashnicë e Poshtme komuna Kamenicë banoret e fshatit e kanë bllokuar deren e hyrjes se shkolles me qellim per mos ti lene zyrtaret komunal qe te vendosin brenda kesaj shkolle inventarin për fëmijet parashkollorë. Ne vendin e ngjarjes jane tri patrolla policore të PK-së , mirepo situata paraqitet e tensionuar. Aty jane mbledhur rreth 50 banor te fshatit ne shenje pakqnaqesie ku me kete rast jane sulmuar zyrtaret komunal ku eshte perdorur edhe spreji nga ana e zyrtareve policore”, tha policia.