Mijëra separatistë katalonas kanë marrë pjesë në një tubim përfundimtar, një ditë përpara referendumit të së dielës për pavarësinë nga Spanja.
Presidenti katalonas, Carles Puigdemont, tha para turmave të qytetarëve se besonte se Katalonia ishte duke marrë hapat e parë si një komb sovran.
Mijëra policë ekstra janë dërguar nga gjithë Spanja, sepse qeveria e Madridit kërkon të ndalojë votimin.
Ndërkohë ‘Google’ ka fshirë një aplikacion që përdoret për të drejtuar votuesit në vendvotimet.
Përdoruesit e telefonit në rajon që përpiqen të shkarkojnë aplikacionin nga ‘Google Play’ marrin një mesazh duke thënë se nuk është i disponueshëm në nivel lokal.
Qytetarë të shumë, që përkrahin pavarësinë e Katalonisë, në orët e mbrëmjes së sotme kanë filluar që të “pushtojnë” shkollat ku pritet të organizohet referendumi për pavarësi.
Referendumi për pavarësi do të organizohet të dielën, ndërsa përkrahësit e pavarësisë së rajonit nga Spanja, duan që të qëndrojnë në qendrat e votimit për të garantuar procesin e votimit.
Spanja ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit, duke e quajtur antikushtetues dhe ka ndërmarrë të gjitha masat që referendumi të dështojë.
Katalonia, një rajon i pasur prej 7.5 milionë banorësh në Spanjën veri-lindore ka gjuhën dhe kulturën e vet dhe ka një shkallë të lartë autonomie, por nuk njihet si një komb i veçantë nën kushtetutën spanjolle.