Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka akuzuar Avokatin e Popullit, raporton Ekonomia Online.
Në komisionin Parlamentar për Arsim, Jasharaj shtoi se greva nuk mbyllet kur thotë Avokati i Popullit, por se ajo do të bëhet para mediave.
“Avokati i Popullit në dy takime ka çuar letra, nuk ka. Avokati i Popullit nuk mund të bëjë marrëveshje. Ne flasim një version, ai del krejt kontra. Madje, para dy ditësh ai doli në televizion dhe deklaroi: ‘Të martën mbyllet greva’. Prit ne në telefona, prit në telefona. As telefonatë nuk pati, as takim, por ai doli dhe deklaroi që do të mbyllet greva. Greva do të mbyllet para mediave dhe atëherë kur thotë anëtarësia ‘Po’”.
“Lutjet e mia kanë qenë që kryeministri të na ofrojë diçka. Në takimin dy orësh me kryeministrin nuk na është ofruar asgjë, përveç atyre të stilit: ‘ose merr, ose lëre’. Pra, asnjë ofertë, as me shkrim e as me gojë nuk kemi pasur, përveç asaj: ‘ose merr ose lëre’”.
Ai tha se kërkesat e SBAShK-ut janë legale dhe duhet të pranohen nga Qeveria. Derisa po fliste, Jasharaj përmendi deklaratën e Kurtit se “Jasharaj iu drejtua “ndihmon si vëlla’”.
Pas raportimit, kryetari i këtij Komisioni, Ardian Gola, i tha Jasharajt që mos të përmend emra specifikë që nuk janë aty.
Golës i reagoi vetë Jasharaj.
“A isha në parlament kur u bullizova.. Nëse ma ndalni fjalën, atëherë po shkoj në shpi unë”, tha Jasharaj.
Gjatë këtij diskutimi u përfshi edhe anëtarja e këtij komisioni nga LDK, Vlora Dumoshi.
“Kryetar gabim e ki, është kah e raporton gjendjen”, tha Dumoshi.
“A ta ruajmë qetësinë”, tha më pas Gola.
Nënkryetari i SBAShK-ut Ymer Ymeri, tha se po bëjnë përpjekje që të gjendet zgjidhje për plotësimin e kërkesave të grevistëve.
“Kërkesën nga 100 euro kemi konsideruar që me një ndarje prej 32 milionë, ish plotësuar kërkesa prej 100 euro. Nga muaji janar kemi kërkuar të futet shkalla e inflacionit. Është mundësi e gjetjes së konsensusit 100 euro shtesë në pagë deri në zbatimin e Ligjit të pagave”.
“Na shkojmë tani me procesin gjyqësor që do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës. Ligjin për sigurime shëndetësore kemi pas kërkesë deri në fund të viti të shkojë në Parlament. Nëse ka vullnet nga Qeveria kishte pas mundësi të gjendet zgjidhje, me një takim dhe ish ndërprerë greva. Duhet marrëveshje e pranueshme për anëtarësinë”.
Përderisa deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, ka kërkuar që të ndërpritet greva.
“A ka mundësi të ndërpresim grevat dhe t’i kthejmë fëmijët dhe pastaj ne jemi me juve”.
“Nuk është mirë të më mësoni. Unë po flas”, i thotë Jasharaj.
“Për mu fjalos duhen dy palë. Nuk pranoj me më dhënë leksion qysh flas unë sepse grevat ë tilla janë të ndaluara në demokraci. Unë po kërkoj prapë të ndërpriten grevat si vëlla dhe mos fjalosemi me njëri-tjetrin. Si vëllezër po ju lus t’i ndërpreni grevat sot”, tha Kokaj.