Derisa po diskutohej anulimin e vendimit për miratimin e planit rregullues të hollësishëm për lagjen “Kalabria”, disa qytetarë të pranishëm kanë debatuar me zyrtarët komunalë, raporton Ekonomia Online.
Qytetarët banorë të lagjes “Arbëria” kanë filluar të debatojnë me kryetaren e grupit të asamblistëve LDK-së në Prishtinë, lidhur me këtë vendim.
Teksa Fehmi Kupina i ka thënë se ju mundeni vetëm me digju dhe nuk mundeni me fol, qytetari i reagojë ashpër.
“Kjo nuk është e drejtë e juaja me ma ndal fjalën. Qe 22 vjet LDK nuk më keni dhënë të drejtë . Ju keni ba ligje. ju i keni ba krejt këto ligje çka janë në Prishtinë.
Le ta folmi fjalën ne si qytetar se me votat e mia janë ardhur krejt në pushtet. Ama të drejtën time. Qe 6 muaj dit je këtu kryetar. Nuk është e drejtë kjo për qytetarët.
Kryesuesi i KK-së, i ka paralajmëruar banorët e “Kalabrisë” së është i detyruar të thërret policinë për t’i nxjerrë nga salla.