Tensionet për targat, Lajçak sonte në Beograd

Prishtinë | 04 Nën 2022 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Paralajmërimi i Listës Serbe se do të dalin nga institucionet e Kosovës ka vënë në lëvvizje Qeverinë e Serbisë.

Në mediat serbe po raportohet se Vuçiq ka anuluar të gjitha vizitat dhe ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për Kosovën.

Përveç kësaj, edhe ndërmjetësi europian, Miroslav Lajçak, sot do të shkojë në Beograd.

Siç raporton Tanjug, takimi do të mbahet në orën 18:30, njoftoi zyra e Vuçiqit.

Qeveria e Serbisë nesër do të mbajë një seancë ku Vuçiq do të dorëzojë raportin për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët paralajmëruan tërheqjen e tyre nga të gjitha institucionet e Kosovës për shkak të vendimit për targat.

Të ngjashme