Tentohet të grabitet “Raiffeisen Bank” në Klinë, përdorin eksploziv

| 04 Dhj 2019 | 10:57 | Nga

Dyshohet se një grabitje ka ndodhur në “Raiffeisen Bank” në Klinë në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodrani Nikqit, ka thënë për Indeksonline se  personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 5:00  të mëngjesit të sotëm, në qendër të Klinës , disa persona të maskuar  me  mjete shpërthyes kanë demoluar bankomatin e një banke.  Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Nikqi.

Sipas tij Policia është duke i punuar në mënyrë intensive për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Ndërsa ende nuk dihet se a kanë vjedhur para në këtë bankomat.

Të ngjashme