Tentoi ta korruptonte policinë kufitare pasi s’kishte certifikatë të vaksinimit, arrestohet

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar nga policia kufitare e Kosovës në Vermicë, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar t’i korruptonte ata me 50 euro pasi nuk e kishte certifikatën e vaksinimit.

Sipas policisë i dyshuari gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, kishte futur në mes tyre kartmonedhën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50€ me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri – Kosovë në mungesë të vaksinave  ( ishte i pa vaksinuar). I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme