Kolona të gjata në kufi, bashkatdhetarët nisen të kthehen nga Kosova

Prishtinë | 03 Jan 2022 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Bashkatdhetarët tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e Evropës, pas pushimeve për festat e fundvitit të Kosovë.

Edhe këtë vit ata po përballen me pritje në vendkalimet kufitare. Kolona tashmë kanë filluar të krijohen në vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdare.

Në dalje të Merdarës kolonat arrijnë deri 120 metra, kurse te Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri 100.

Vendkalimet tjera kufitare janë të qeta dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Për gjendjen në kufi në kohë reale mund të informoheni duke klikuar KËTU.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme