Një 15-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se është një nga personat e përfshirë në tentativën për vjedhjen e një bankomati në rrugën “Luigj Gurakuqi”, gjatë protestës së 15 tetorit.
Policia ka bërë të ditur se persona të paidentifikuar thyen një bankomat me qëllim vjedhjen e parave.
Sipas Policisë, ndalimi i të miturit u krye pas veprimeve hetimore dhe operacionale për identifikimin e personave të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme gjatë protestave të ditëve të fundit.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast.