Tentoi të shpëtonte mbesat, mbytet 55-vjeçarja në Drinin e Zi

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 16:45 | Nga

Një 55-vjeçare është mbytur ditën e sotme në lumin Drin i Zi, në njësinë Shupenzë.

Mësohet se shtetësja F.D është futur në lumë për të shpëtuar mbesat e saj të mitura O.D, 8 vjeçe, O.D, 4 vjeçe.

Vajzat janë rrëmbyer nga lumi dhe më pas është futur shtetësja F.D, rreth 55 vjeçe, për ti shpëtuar por për pasojë është mbytur. Të miturat janë shpëtuar nga pushuesit që ndodheshin pranë zonës së lumit.

Shtetësja F.D, është transportuar menjëherë në spitalin e Peshkopisë, por pa shenja jete.

Të ngjashme