Tentoi të tërheq para me dokumente fals, arrestohet një person

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 09:50 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet se ka tentuar të tërheq para nga një institucion në mënyrë të jashtëligjshme.

“Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka tentuar që me dokumente të falsifikuara të tërheqë para nga një institucion financiar. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe të dyshuarit tjetër mashkull K/Shqiptar i cili gjendet në arrati janë gjetur dhe sekuestruar: 4 letërnjoftime të falsifikuara, një kartelë bankare, tri libreza të veturave, dy kontrata kredie, dy telefona mobilë, një pistoletë si dhe disa dokumente tjera të falsifikuara”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme