Dje në Komunën e Pejës, Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njejti ka kanosur dhe ka tentuar t’i largojë nga shtëpia prindërit e tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka tentuar t’i largojë nga shtëpia prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.