Një person është arrestuar, pasi i njëjti ka tentuar ta kaloj kufirin duke iu shmangur kontrollit policore.
Polica ka arrestuar një person në Vërmicë, pasi kishte tentuar ta kalonte kufirin duke iu shmangur kontrollit policorë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë, ku edhe është dënuar me gjobë.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull Shtetas i R. së Shqipërisë, pasi i njëjti ka tentuar ta kalojë kufirin duke iu shmangur kontrollit policor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë, ku është dënuar me gjobë dhe pasi e ka paguar, i njëjti i është dorëzuar Policisë së Shtetit (policisë së Shqipërisë)”.