Tenton ta vrasë pas mosmarrëveshjeve në komunikacion

Prishtinë | 09 Kor 2016 | 11:38 | Nga

Një mosmarrëveshje në komunikacion në qytetin e Gjilanit gati sa nuk i ka kushtuar me jetë një burri.

Si vrasje në tentativë e ka regjistruar Policia e Kosovës atë që ka ndodhur në rrugën “Xheladin Kurbaliu”.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përfshirë në rrahje tre të dyshuar meshkuj shqiptarë ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Njëri nga të dyshuarit në rast ka poseduar një pistoletë me të cilën ka kanosur të dyshuarin tjetër”, thuhet në njoftimin policor, përcjell Koha.net.

“Njësit policore kanë konfiskuar një pistoletë me shtatë copë fishekë të kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet më tej aty.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme