Oficerët e Doganës së Kosovës kanë arritur të kapin një sasi të narkotikëve. Në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës janë kapur mbi gjysmë kilogrami të fshehura në çantën e shpinës tek një udhëtar i që udhëtonte me mini-autobus në relacionit Tiranë – Prishtinë.
Sipas një komunikate të Doganës së Kosovës, gjatë kalimi të kufirit Shqipëri Kosovë të një mini-autobusi oficerët doganor kanë kërkuar nga të gjithë udhëtarët që të zbresin dhe të mbajnë valixhet personale pran vetes.
“Gjatë kontrollit të ushtruar të valixheve, në valixhen e një shtetasi Kosovar është hasur në një paketim me lënde të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 522 gram dhe një peshore digjitale. Personi i dyshuar është arrestuar menjëherë nga Policia dhe pastaj është kryer kontrolli i tërësishëm i automjetit ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Rritja e zbulimeve të narkotikëve është si rezultat i profesionalizimit dhe trajnimeve të vazhdueshme të oficerëve doganor, Dogana e Kosovës është duke u përkrahur fuqishëm në këtë fushë nga programi i EXBS i SHBA-ve përmes trajnimeve të specializuara dhe donacionit të pajisjeve për kontroll”, thuhet në komunikatë.
Vetëm gjatë kësaj jave Dogana ka parandaluar futjen e mbi 10 kg substanca narkotike.