Policia ka arritur të arrestojë një 36 vjeçar në pikën kufitare në Përmet pasi i është gjetur një sasi prej 13.5 kilogramësh drogë, të cilën të riu po tentonte ta trafikonte jashtë vendit.
Në pranga ka përfunduar Johan Haska.
Njoftimi i policisë për arrestimin:
Më datë 09.12.2017, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, në Pikën Kufitare Tre Urat, Përmet, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike.
Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi J. H. me automjetin e tij.
Pas përfundimit të procedurave të kontrollit të dokumentacionit, punonjësit e Policisë Kufitare, e kanë kaluar automjetin në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në një vend të përshtatur në shasinë e mjetit u gjet lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Pesha totale e lëndës rezultoi 13.5 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.