Tenton të vrasë dy persona, arrestohet 16-vjeçari nga Korça

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 21:00 | Nga

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e 16-vjeçarit me iniciale M.F, i cili ditën e stome , pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre ka tentuar të vrasë dy moshatarët e tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr 17 në Korçë, ku .M.F pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë M.R, 16 vjeç dhe Xh.M, 28 vjeç, të dy banues në Korçë.

Si pasojë e plagëve të marra ata u dërguan në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vrasja me dashje, ngelur në tentativë” dhe ” Plagosja e rëndë me dashje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme