Zyrtari i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka dhënë një teori të tij rreth vendosjes së shiritave të kuq nëpër qendër të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.
Abazi ka dhënë një variant interesant sa i përket vendosjes së shamive të kuqe në kryeqytet, duke thënë se janë simbol i dashurisë.
“E kuqja është ngjyra e gjakut, e flamurit dhe ngjyra e trëndafilit të dashurisë!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
E kuqja është ngjyra e gjakut, e flamurit dhe ngjyra e trëndafilit të dashurisë! Me 14 shkurt këto të gjitha bëhen bashkë, realizojmë amanetin e gjakut të derdhur, respektojmë flamurin kombëtar para të cilit janë betuar me gjenerata për liri e bashkim, dhe dhurojmë shumë dashuri për njëri tjetrin, dhurojmë shumë ngrohtësi dhe bashkë me ngjyrën e kuqe, me fjongon e kuqe, e të bashkuar shkojmë drejt kutive të votimit për të votuar 127 Lëvizjen VETËVENDOSJE , numrin e REFERENDUMIT për shtetin tonë..