Tepiq: Qeveria e Vuçiqit, qeveri me sy të lidhur, e izoluar, nën sanksione dhe investitorë në ikje

Prishtinë | 12 Dhj 2023 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Marinka Tepiq, deputete opozitare, ka kritikuar pushtetin në Serbi, duke e akuzuar se nëse vazhdon me këtë politikë do te jetë vend i izoluar në mes të Evropës. Tepiq gjatë një debati televiziv në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi ka thënë se edhe investitorët e huaj po tërhiqen nga Serbia. Ajo ka shtuar se BE-ja duhet të jetë orientimi i Serbisë.

“Ky vend nuk duhet të i mbyllë sytë para realitetit që ka ndarë botën që prej 24 shkurtit. Është një çështje kyçe, është një vendim i vështirë, është një politikë e mençur dhe e përgjegjshme që duhet të vihet në axhendë sa më parë. Kjo është ajo që na shqetëson, nëse do të kemi përsëri një qeveri me sy të lidhur, do të përfundojmë si një ishull i izoluar në mes të Evropës, apo do të fokusohemi dhe do të kthehemi sërish drejt botës së qytetëruar, drejt botës perëndimore, sepse pasojat tashmë po ndjehen” ka thënë Tepiq.

Tepiq ka kërkuar nga pushteti që mos ta mashtrojnë popullin.

“Mund të mburremi me ndonjë përparim fenomenal, etj., ne e dimë shumë mirë dhe nuk duhet të jemi të padrejtë, nuk duhet të mashtrojmë qytetarët në një krizë kaq të vështirë, se tashmë ka pyetje nga kompanitë e huaja në ambasadat e huaja nëse është e sigurt dhe e qëndrueshme të investohet në Serbi. Tashmë kemi sinjale se disa investitorë janë gati të tërhiqen nga Serbia. Pra, sigurisht jo për të zgjeruar kapacitetet, sepse jostabiliteti në treg, sidomos në aspektin e sigurisë, etj. është gjithmonë sfida më e madhe për kapitalin, por mos i mashtroni njerëzit, e dini, ne e dimë shumë mirë se si ishte jeta nën sanksione nga njëra anë, por nga ana tjetër ne do të vuajmë fillimisht në mënyrë indirekte nga ato sanksione dhe pastaj drejtpërdrejt, sepse ne dimë se si kemi jetuar me viza, ne e dimë se si njerëzit jetonin të izoluar nga bota”.

Tepiq deklaroi se Serbia gjithashtu ka pësuar sanksione dhe përjashtim nga organizatat ndërkombëtare. “Vërtet besoj se do të mjaftojë të thuhet përgjegjësi dhe mençuri për t’iu qasur seriozisht harmonizimit të politikës së jashtme të Serbisë me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Pra, ose duhet të harmonizohemi ose fatkeqësisht do të vuajmë pasojat e mbylljes së fabrikave, njerëzit do të mbeten pa punë. Nuk e di nëse ata që e kundërshtojnë kanë një mënyrë për të siguruar punë këtu”.

Të ngjashme