Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter-Stegen, ka folur për të ardhmen e tij te klubi katalunas.
Gjermani ka thënë se dëshiron të vazhdojë te Barça pasi e ndjen vetëm mirë te skuadra spanjolle.
“Tani jam një person më i matur”, ka thënë Ter-Stregen për Uefa.com.
“Kam kaluar shumë gjëra në tre fundit. Jam i lumtur të vazhdoj karrierën time këtu, është ajo që dua”.
“Valverde? Kas një qasje tërësisht ndryshe dhe duhet të mbështetur. Ka futur alternativa në lojën tonë dhe kjo është një gjë që na bën lojtarë të mirë, pasi duhet të mësohemi me gjëra të reja”, shtoi gjermani.
Në tetë ndeshje në La Liga portieri Ter-Stegen ka pranuar vetëm tre gola.
25-vjeçari kaloi te Barcelona në vitin 2014 nga Borussia Mönchengladbach.