Portieri i Përfaqësueses së Gjermanisë, Marc-Andre ter Stegen ka paralajmëruar se mund të largohet nga Barcelona, ndonëse me ekipin spanjoll ka kontratë deri në verën e vitit 2022, përcjellë të enjten gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”.
Ter Stegen 27-vjeçar, vlerësohet ndër portierët më të mirë në Evropë dhe është pjesë e Barcelonës prej vitit 2014 kur iu bashkua nga Borussia Moenchengladbachu për 20 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.
“Në futboll asgjë nuk është e sigurtë, pasi kurrë nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Kështu që, nuk mund të garantojë asgjë”, është shprehur Ter Stegen.
Këtë edicion, Ter Stegen ka regjistruar 22 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat dhe është i pazëvendësueshëm në portë. Ai ka edhe 24 paraqitje me Gjermaninë.