Portieri gjerman ka bindur me paraqitjet e tij dhe pritet ta vazhdojë eksperiencën në Camp Nou
Marc-Andre ter Stegen pritet ta vazhdojë eksperiencën në Barcelonë.
Portieri gjerman ka bindur me paraqitjet e tij në Camp Nou, prandaj edhe do të qëndrojë aty.
E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se përfaqësuesit gjerman i është ofruar një kontratë e re nga kampioni aktual spanjoll.
Barça dëshiron ta bllokojë portierin stabil, pas interesimit të Bayern Munichut për shërbimet e tij.
Nga ana e tij, edhe vetë Ter Stegen është i interesuar për ta vazhduar eksperiencën katalunase.
Viteve të fundit, Barça po ndihet rehat me portierin gjerman në portë.