“Tërë jetën bashkë’’, Luana uron Marinën për ditëlindje me pamje fantastike nga fëmijëria e deri më sot

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Marina Vjollca sot feston ditëlindjen e saj.

Njëra nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar në këtë ditë të veçantë padyshim merr edhe urime të veçanta nga njerëzit e saj të dashur dhe fansat e shumtë që ka.

Pas urimit romantik nga bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi, Marina mori një nga urimet më unike nga motra më e vogël, Luana, e cila ka zgjedhur që këtë ditë ta shënojë duke publikuar pamje fantastike të dy motrave ndër vite.


Me fotografi që nga fëmijëria e tyre e deri sot, Luana i dedikoi fjalët më të ëmbla e urimet më të ndjera siç di vetëm një motër për motrën.Reklamë

 Luana dhe Marina janë padyshim femrat më të bukura e të dashura në televizionet shqiptare, të cilat kanë shoqëruar publikun prej vitesh me programet e tyre ndër më të shikuarat në ekranet shqiptare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme