Komuna e Gjilanit kishte iniciuar tenderin për ndërtimin e rrugës Verbicë e Zhegovcit-Sllovi në vlerë afro 2 milionë euro, por projekti nuk ishte zhvilluar sipas parashikimeve kohore, pasi që ka pasur pakënaqësi nga një operator ekonomik, në lidhje me procedurat e prokurimit, të cilat i kishte zhvilluar komuna, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë, kompania ankuese i ka hapur rrugë zhvillimit të projektit, duke tërhequr ankesën.
Kështu kompania “Papenburger –Adriani Company” ishte ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) duke pretenduar se komuna kishte bërë shkelje të Ligjit të prokurimit publik.