Robin Deakin ka përfunduar karrierën e tij si boksier aktiv dhe kjo është bërë lajm i madh, fillimisht në Angli, e më pas edhe në vende tjera të Evropës. Për ata që e përcjellin boksin kjo mund të jetë dukur e çuditshme meqë Deakin asnjëherë nuk ka fituar titull bote ose diçka të ngjashme.
Por, ai është i njohur me një epitet tjetër – si boksieri më i keq i të gjitha kohëve.