Tërhiqet Shukri Xhelili, nuk kërkon më lirinë

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 15:36 | Nga

Avokati i ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili u tërhoq nga kërkesa e tij për ta liruar atë.

Në seancën e radhës të procesit, në të cilin mbrojtja kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Xhelilin, avokati tha se nuk e shikon të arsyeshme të vijojë me të njëjtin pretendim.

Pa dhënë shpjegime të tjera, avokati i tha Gjykatës se kjo është një strategji e tij si mbrojtës. Gjykata e pushoi gjykimin, pasi nuk ka më objekt shqyrtimi, shkruan “Top Channel”.

Me shumë gjasa, tërheqja e mbrojtjes vjen për shkakun se Prokuroria përfundoi hetimet dhe i dërgoi si të pandehur ish-kryebashkiakun e Dibrës, që të gjykohet për korrupsion.

Shukri Xhelili u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut, pasi u përfshi në një skandal seksual, ku i kërkonte një vajze të kryente marrëdhënie seksuale me të, në këmbim të një vendi pune në bashki.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme