Shukri Xhelili akuzohet se fshehu pasurinë

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 17:13 | Nga

Shukri Xhelili “rikthehet” në dyert e gjykatave. Këtë herë është Prokuroria e Dibrës e cila e ka kallëzuar ish-kryebashkiakun e Peshkopisë.

Shukri Xhelili akuzohet për fshehje të pasurisë, mosdeklarim dhe deklarim të rremë të interesave private.

Hetimi i Prokurorisë së Dibrës nisi pas kallëzimit të bërë nga Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, ku në raportin për ish-zyrtarin vendor thotë se nuk justifikon të ardhurat për blerjen e një apartamenti në qytetin e Durrësit me vlerë 34 mijë euro.

Apartamenti është në pronësi të djalit të ish-kryebashkiakut, shkruan TCH.

Shukri Xhelili u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut të Peshkopisë në maj të 2016, pas kërkesës për favore seksuale në këmbim të vendit të punës ndaj një vajze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme