Tërmet në Maqedoni

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti sizmologjik telemetrik me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyroe në Shkup, sot në ora 13:31, regjistroi një tërmet.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 120 km në juglindje të Shkupit, gjegjësisht në Pehçevë.

Tërmeti ishte me fuqi 3.4 shkallë Rihter dhe u ndie nga popullata në Pehçevë, Dellçevë dhe zonën përreth me një intensitet prej III gradë sipas shkallës makroseizmike Evropiane.

Të ngjashme