Dridhje toke janë regjistruar në veri të Kosovës pasditen e së enjtes, rreth orës 17:35.
Sipas faqes EMSC, tërmeti ka qenë i shkallës 4.3 ballësh, ndërsa epiqendra e tij raportohet të ketë qenë 18 kilometra në veriperëndim të Mitrovicës, 21 nga Leposaviqi dhe 52 kilometra nga Prishtina.