Zona e Gjirit të Lalëzit në Durrës vijon të jetë një epiqendër për tërmetet.
Sipas Institutit të Gjeoshekncave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në orët e para të mëngjesit të sotëm 6 tërmete të tjera kanë rënë në Shqipëri.
Katër prej tyre në zonën e Gjirit të Lalëzit, ku më i forti me magnitudë 2.6 ballë i shkallës rihter.
Po ashtu toka është lëkundur dy herë edhe në Fushë – Krujë.