Tërmeti dëmtoi kalatë, mbyllen për turistët Kruja dhe Preza

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Krahas mijëra ndërtesave, tërmeti i 26 qershorit ka dëmtuar rëndë edhe kalatë e Krujës dhe Prezës. Kullat ikonike të dy kalave kanë pësuar dëmtime serioze. Ndaj Ministria e Kulturës ka vendosur ti mbyllë për turistët.
Kulla e Orës, ose këmbanorja e dikurshme e kalasë së Krujës ka pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit.

Struktura e shekullit të XI që fillimisht ka shërbyer si kullë vrojtimi ka pësuar çarje gjatësore, duke e vënë në rrezik serioz shembjeje.

Dëmtime ka pësuar edhe muret rrethuese të kalasë, siç tregojnë këto pamje.

Një grup ekspertësh inspektuan të premten dëmtimet në kala.

Disa orë më vonë, Ministria vendosi të ndalojë hyrjen e vizitorëve në kalajë e Krujës dhe Prezës, pasi kanë rrezik për jetën.

“Hyrja në këto Kala është rreptësishtë e ndaluar në radhë të parë për të garantuar jetën tuaj dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet. Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë, nuk janë përgjegjëse për çdo pasojë nga thyerja e këtij udhëzimi. Ruajeni jetën tuaj”.

Siç tregojnë edhe pamjet e dëmtimit, nevoja për ndërhyrje është urgjente.

Në rast të kundërt, monumenti shekullore rrezikon të bjerë.

Baki Dollma: Kemi shpresa të rregullohen, por ishalla nuk ka një fatkeqësi, një tërmet tjetër i rrezikshëm.

Serioze janë dëmtimet edhe në kalanë e Prezës./oranews.tv/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme