Tërmeti i fuqishëm në Kaliforni tmerron moderatorët e lajmeve live (Video)

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet i fuqishëm goditi sërish Kaliforninë mbrëmjen e të premtes. Lëkundjet e fuqishme u ndjenë thuajse në pjesën më të madhe të vendit, por epiqendra e tërmetit ishte në jug të Kalifornisë, pranë qytetit Ridgecrest.

Autoritetet përkatëse bënë me dije se tërmeti ishte i magnitutës 7.1 ballë, më i fuqishmi që ka goditur shtet e SHBA-së në 20 vitet e fundit.

Por tërmeti i fuqishëm është kapur live edhe nga kamerat e televizionit CBS, transmetojnë mediat.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, dy drejtuesit e lajmeve janë tmerruar nga lëkundjet, ndërkohë që ishin duke raportuar live.

Kujtojmë se ky është tërmeti i dytë i fuqishëm në Kaliforni, tjetri u regjistrua 2 ditë më parë dhe ishte i magnitutës 6.4 ballë.

Raportohet se tërmeti i mbrëmshëm ka shkaktuar dëme të shumë materiale dhe kanë mbetur të plagosur shumë persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme