12 persona kanë vdekur dhe 134 të tjerë janë plagosur nga një tërmet i fortë magnitudë 6.0 që goditi Kinën, të martën.
Më shumë se 4,000 njerëz u zhvendosën pasi një numër i madh i strukturave u dëmtuan ose u shembën pas tërmetit.
Transmetuesi shtetëror CCTV tregoi pamjet e shpëtimtarëve duke sjellë një të mbijetuar nga rrënojat e një ndërtese në një barelë brenda natës.
Imazhet nga Changning County treguan një shtyllë të energjisë elektrike të rrëzuar në çatinë e një ndërtese, një dyer dhe dritare të thyera të shtëpive dhe ndërtesave.
Po ashtu, çarje pësuan edhe disa autostrada kryesore që lidhin disa qytete, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua.