Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë u regjistrua në Iran, në Bandar-e Gonaveh, në rajonin e Bushehr, përgjatë Gjirit Persik. Kjo është raportuar nga Instituti Gjeofizik Amerikan USGS.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash. Televizioni shtetëror iranian, i cili foli për një madhësi prej 5.9, specifikoi se për momentin nuk ka asnjë lajm për lëndime ose dëme.
Tronditja e parë u pasua nga një tronditje tjetër prej 4.5 ballë.