Instituti Kombëtar Italian i Sizmologjisë ka shpërndarë informacionin zyrtar mbi lëkundjen e fortë të tërmetit që goditi Italinë Qëndrore në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas të dhënave të këtij instituti tërmeti i orës 5. 11 minuta ishte i shkallës 4.7 ballë ka pasur epiqëndër komunën e Muccias në provincën e Maceratës dhe me thëllësi 9 km nën tokë.
Ky tërmet është shoqëruar me 18 lëkundje të tjera më shkallë nga 2- 3.5 ballë.
Tërmeti është ndjerë fort në komunat e Muccia, Pieve Torina, e Pievebovigliana.
Tërmeti i sotëm është ndjerë dhe në Romë, në rajonin e Lazios, Umbrias si dhe në provincën e Anconas dhe Pesaros.
Sipas njoftimit zyrtar të këtij instituti tërmeti i sotëm ndodhet në të njëjtën rreze territoriale të tërmetit të 24 gushtit 2016 në Amatrice ku mbetën të vdekur mbi 300 persona.
Gjatë ditëve të shkuara, shpjegojnë specialistët italianë, është identifikuar një shtim të lëkundjeve sizmike në Italinë Qëndrore e sidomos në zonën përreth komunës së Camerinos. Nëse në muajt e fundit të vitit 2017 janë regjistruar në këtë territor rreth 30-40 lëkundje të vogla tërmeti, në muajin mars këto lëkundje janë shtuar me rreth 100 në ditë.
Ndërsa në ditët e para të muajit prill janë regjistruar mesatarisht rreth 140 lëkundje tërmeti në ditë.